Google ADS

Klubet nga Kroacia dhe Zvicra në garë për talentin kosovar

16:46 | 10 Shkurt 2020
Arbresh Info

Talenti 18-vjeçar, Dafnis Brahimaj është nën vëzhgimin e disa skuadrave duke përfshirë klubet nga Evropa.

Bramihaj luan në pozicionin e qendërsulmuesit për klubin KF Gjakova dhe është në formë mjaftë të mirë, transmeton portali arbresh.info.

Forma e mirë më skuadrën e Gjakovës ka bërë të fitojë vëmendjen e klubeve nga Zvicrra dhe Kroacia, derisa klubi i vjetër KF Vëllaznimi është munduar ta rikthejë përsëri në skuadër.

Sipas disa burimeve, HNK Hajduk Split nga kategoria e dytë e Kroacisë dhe Sion nga Zvicra e kanë në shënjestër Brahimjan.

Brahimaj këtë sezon ka shënuar rreth 10 gola derisa ka kontribuar edhe me disa asistime./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme