Google ADS

Eriksen: Fansat në Premierë Ligë nuk janë sikur në Itali

16:31 | 10 Shkurt 2020
Arbresh Info

Mesfushori i Interit, Christian Eriksen ka diskutuar lidhur me tifozët e “Neurzurëve” në krahasim me tifozët e Premierë Ligës.

Dje Inter përmbysi rezultatin kundër Milanit nga 0 – 2 në 4 – 2 dhe arriti ta rrëmbej kreun e tabelës, transmeton portali arbresh.info.

Danezi për TV2 është shprehur se tifozët janë shumë më të zhurmshëm, gjë e cila nuk ndodh në kampionatin anglez.

“Tifozët janë shumë të përgatitur para ndeshjes. Nuk e sheh këtë gjë në Premierë Ligë, nuk janë të lejuar. Mund t’i dëgjosh kur janë në bus dhe në stadium, aty mund ta shohësh sa të rëndësishme janë ndeshjet për ta”.

Ndërsa i pyetur për fitimin e titullit të Seria A, Eriksen tha se është vështirë sepse ka shumë ndeshje deri në fund të sezonit.

“Është mirë që kemi pikë të barabarta me Juven, por ka shumë ndeshja para se të përfundojë”, theksoi ai.

Eriksen, i cili ka kontratë me Inter deri në vitin 2024 ka bërë tri paraqitje në të gjitha garat./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme