14:22 | 10 Shkurt 2020
Arbresh.info
Si pasojë e stuhisë Ciara që ka goditur shumicën e shteteve evropiane e në veçanti Britaninë e Madhe, ka bërë që qytetarët të mbyllën nëpër shtëpitë e tyre nga frika se mund ta pësojnë keq.
Mirëpo jo të gjithë kanë arritur me kohë të largohen nga rrugët nëpër të cilët po frynë era me shpejtësi të madhe në Lanchashire, ku një foshnje që ishte në karrocë përplaset për tokë dhe për disa metra tërhiqet zvarrë së bashku me karrocën, transmeton Telegrafi.
Një familje kishte dalë për të shijuar vikendin, por erërat e forta që frynin me shpejtësi prej 130 kilometra në orë, bënë që foshnjën në karrocë që ishte ta merr me “vete”.
Për fat të mirë ishte babai i tij që reagoi me kohë duke vrapuar për ta kapur vogëlushin, edhe pse e kishte shumë të vështirë pasi që erërat ishin shumë të fuqishme.
E ky moment rrëqethës është filmuar nga një kalimtar rasti që bërtiste nga paniku se vogëlushi mund të lëndohet.