Sot në Prishtinë me rastin e 13 vjetorit të protestës së Lëvizjes Vetëvendosje për të kundërshtuar pakon e Ahtisarit, u përkujtuan Mon Balaj dhe Arben Xheladini, dy aktivistët të cilët u vranë me plumba gome nga policet rumun të UNMIKU-t.
Balajn e Xheladinin i përkujtoi edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili asokohe i priu protestës së 10 shkurtit.
Kurti tha se të dy e ndriçuan rrugën e Lëvizjes Vetëvendosje.
“Para 13 viteve protestuam ne paqe, por nuk u pritem ashtu. Pako e Ahtisarit vendosi pengesa qe i kemi edhe sot. Me 10 shkurt protestuam me shumë të drejtë. Mijëra qytetarë morën pjesë, por na ndërpreu policia e UNMIK-ut mbi 200 plumba të skaduar u hodhën mbi ne. Moni e Arbeni na ndriçuan rrugën. Mbi 80 veta u plagosen atë ditë”, tha Kurti
Po ashtu Kurti tha se UNIMIK-u duhet të jap përgjigje për këto vrasje.
Ndërsa kujtojmë se deri më tani nuk ka filluar asnjë hetim i pavarur për këto dy vrasje dhe lëndimet e personave të tjerë./arbresh.info/
Edhe 17 ditë afat për certifikim të partive, ende asnjë apli...
USAID 25 vjet në Kosovë, Ambasada amerikane: Riafirmim i për...
Izraeli urdhëron evakuime në disa zona të Gazës, nxit një va...
Nwaneri në histori të Arsenalit, Arteta me fjalë të mëdha pë...
LDK sot në Malishevë me “Turneun e Ndryshimit”
Rama në Londër: Nisëm ligjore për të regjistruar fëmijët e s...