ShBA po përpiqet për zhvillimin e një takimi mes Netanyahut dhe princit saudit

12:50 | 10 Shkurt 2020
Arbresh.info

Siç raporton gazeta “Israel Hayom”, sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo ka zhvilluar bisedime me autoritetet izraelite dhe saudite për zhvillimin e një takimi mes Netanyahut dhe bin Salman

Një gazetë izraelite shkruan se qeveria e SHBA-së po bën përpjekje për zhvillimin e një takimi mes kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu dhe princit të Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman.

Siç raporton gazeta “Israel Hayom”, sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo ka zhvilluar bisedime me autoritetet izraelite dhe saudite për zhvillimin e një takimi mes Netanyahut dhe bin Salman.

Në lajmin e bazuar në zyrtarë arabë të paidentifikuar thuhet se Pompeo po bën përpjekje që prej disa mujash për realizimin e takimit në fjalë.

Në rast se bin Salman pranon, takimi do të realizohet në samitin arabo-izraelit për të cilin pretendohet se po zhvillohen bisedime që të mbahet në kryeqytetin e Egjiptit, Kajro, brenda disa javësh.

Ndërkohë nga zytarët izraelitë dhe ato arabë nuk është dhënë ende ndonjë deklaratë lidhur me lajmin./aa/

Të ngjashme