Në mesditën e 8 shkurtit në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës rreth orës 17:00 të pasditës në mënyrë vullnetare ndaloi një grua, shtetase e Britanisë. Me kollitje të lehtë dhe ethe ajo po dyshonte se është prekur nga virusi kinez, ‘corona’. Por rezultatet e bëra nga Instituti i Kombëtar i Shëndetit Publik për këtë rast dolën të jenë negative. Pacientja në fjalë qëndroi në Infektiven e QKUK’së një natë. Ajo në gjendje të mirë shëndetësore u lirua dje nga spitali. Mjekët për Express dhanë detaje për gjendjen e saj shëndetësore.
Një grua nga Britania e Madhe në gjendje thuajse paniku u paraqit në mesditën e 8 shkurtit në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës pas dyshimeve se ishte prekur me virusin corona. Ky ishte rasti i parë i cili u bë i dyshimtë për prekje me coronë. Por pas kontrolleve të bëra, rasti rezultoi të jetë negativ.
Gruaja në fjalë disa ditë i kishte kaluar në Francë në një qendër skijimi atje. Por frikë kishte marrë pas marrjes së lajmit se në qendrën ku ishte skijuar ajo, pesë persona ishin prekur me coronë
Megjithatë me kollje të lehtë dhe temperaturë ajo u ekzaminua nga ana e mjekëve të Klinikës Infektive të QKUK’së për një natë. Të dielën me 9 shkurt ajo u lirua për në shtëpi në gjendje të mirë shëndetësore.
Detaje për këtë rast ka dhënë të hënën për Express, mjeku i infektives, doktor Valbon Krasniqi.
“Pacientja një fjalë është liruar gjatë ditës së diel nga Klinika Infektive. Gjendja e saj shëndetësore është e mirë. Ka pasur një koll dhe ftohje të lehtë. Por gjendjen e ka stabile. Ju e dini se ishin dyshimet për coronë, por pas analizave tek kjo paciente, rezultati, rezultoi të jetë negativ”, ka thënë Krasniqi për Express.
Por si nisën këto dyshime dhe çka ndodhi në QKUK gjatë mbrëmjes së 8 shkurtit?
Në mesditën e 8 shkurtit në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës rreth orës 17:00 të pasditës në mënyrë vullnetare ndaloi një grua, shtetase e Britanisë. Me kollitje të lehtë dhe ethe ajo po dyshonte se është prekur nga virusi kinez, ‘corona’.
Këto dyshime ajo i kishte bazuar pas një vizite që i kishtë bërë një qendrejeje të skijimit në Francë. Aty ku një ditë më para u paraqitën disa raste me virusin corona.
Me t’u paraqitur pranë Klnikës Infektive të QKUK’së, kjo zonjë u hospitalizua dhe izolua nga ana e infektologëve të QKUK’së. E gjithë kjo deri në marrjen e rezultateve nga mostrat që tashmë ishin dërguar për analizë në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik në Prishtinë.
Rumania fillon rinumërimin e votave pas akuzave për shkelje ...
Bebushja Luna Mari Ejlli rrëmben vëmendjen me veshje kombëta...
Hovenier: Falënderues për ushtarët amerikanë që shërbejnë në...
Sveçla: Sulmet në veri, dëshpërim i bandave të dirigjuara ng...
Kelmendi: Mungesa e buxhetit për sistemin prokurorial pamund...
Klubi i karatesë së Policisë së Kosovës fiton katër medalje ...