Roberto Firmino është futbollisti kryesor për momentin te Liverpooli.
Sulmuesi brazilian po shënon vazhdimisht për The Reds dhe është njëri nga më meritorët që skuadra e tij është në krye të Ligës Premier.
28-vjeçari ka shënuar 10 gola dhe ka bërë 12 asistime në këtë edicion për Liverpoolin në të gjitha garat.
Por braziliani mund të largohet në fund të sezonit, pasi është bërë objektivi kryesor i Bayern Munichut.
Kampionët në fuqi të Gjermanisë po synojnë afrimin e lojtarit dhe janë gati të ofrojnë 100 milionë euro për të.
Firmino vlerësohet lartë në Gjermani pasi edhe më parë ka qenë pjesë e Bundesligës dhe e njeh shumë mirë kampionatin.
Reprezentuesi brazilian ishte për katër vite pjesë e Hoffenheim (2011-2015) para se të kalonte te Liverpool për 41 milionë euro.
Liverpool e vlerëson shumë yllin e tyre dhe vështirë se do ta lejoj largimin e tij, por bavarezët janë të vendosur për të provuar fatin nëse do të mund ta bindin kampionin e Evropës për yllin brazilian. /Telegrafi/
Me pranga në duar e me 4 avokatë në mbrojtje, “Kobra...
Dita e Alfabetit Shqip, Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbi...
Hyrja e “lirshme” e drogës në burgjet e Kosovës, për tre vje...
Pacolli udhëton me tren: Moment qetësie larg zhurmës së përd...
Intervista e Ronaldo-s me MrBeast-in po thyen rekorde, 17 mi...
Kurti: Synim i Serbisë mbetet hakmarrja, Kosova duhet të jet...