Një burrë britanik që jetonte në ishull u infektua nga virusi në fund të janarit në një qendër skiimi në Francë.
Spanja ka konfirmuar rastin e dytë të koronavirusit infektues nga Kina.
Rasti u raportua në një destinacion të njohur turistik në Mallorca, tha Qendra Kombëtare Spanjolle për Mikrobiologji.
Një burrë britanik që jetonte në ishull u infektua nga virusi në fund të janarit në një qendër skiimi në Francë, kur ai ra në kontakt me një person të infektuar, tha Fernando Simon, kreu i Qendrës së Koordinimit të Emergjencave në Spanjë.
Personi, identiteti i të cilit nuk u publikua, është mbajtur në izolim në Palma de Mallorca, tha Simon në një konferencë për shtyp në Madrid. Gruaja e tij dhe dy vajzat nuk janë infektuar.
Autoritetet po përpiqen të përcaktojnë me kë kanë qenë britaniku në kontakt në Spanjë.
Rasti i parë i infeksionit në Spanjë ishte një turist gjerman, i cili u diagnostikua me infeksionin një javë më parë në Ishujt Kanarie.
Numri i vdekjeve nga virusi në Kinë të dielën u rrit në 812, më shumë sesa numri i vdekjeve nga SARS në vitet 2002-2020./aa/
Moti sot me diell dhe pjesërisht i vranët
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?