13 vite nga protesta e dhunshme e Lëvizjes Vetëvendosje

07:07 | 10 Shkurt 2020
Arbresh.info

Sot janë bërë 13 vite që kur Lëvizja Vetëvendosje kishte organizuar njërën nga protestat më të mëdha që nga paslufta.

Si pasojë e kësaj proteste më 10 shkurt në Prishtinë u vranë dy aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje, Mon Balaj dhe Arben Xheladini.

Ata u vranë nga Policia rumune e UNMIK-ut derisa protestonin kundër negociatave të Kosovës me Serbinë dhe Pakos së Ahtisaarit, shkruan arbresh.info

Çdo gjë eskaloi kur protestuesit tentuan ta thyejnë kordonin e policisë për tu afruar te ndërtesa e qeverisë.

E në atë moment ishte policia rumune e UNMIK-ut që kishte reaguar në mënyrën më të dhunshme duke përdorur edhe armë vdekjeprurëse, si plumba gome.

E përveç vrasjes së aktivistëve kishte edhe shumë të tjerë të lënduar.

Ndryshe sot, kryeministri i ri i Kosovës, Albin Kurti, i cili atëherë i parapriu protestave të 2007-ës, do të bëjë homazhe tek varri i dy aktivistëve që humbën jetën në atë protestë./arbresh.info/

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme