Në një spital në Athinë po mbahen në karantinë dy grekë të cilët u kthyen me avion në Greqi nga qyteti Wuhan në Kinë.
Sipas shtypit grek, këta dy persona do të qëndrojnë në karantinë për 14 ditë dhe do të mbahen nën monitorim të rreptë për të parë nëse janë prekur nga koronavirusi.
Dy shtetasit grekë u nisën nga Kina me një aeroplan britanik. 105 persona ishin shtetas anglezë, ndërsa 95 të tjerë qytetarë europianë. Nga këta të fundit, 35 ishin shtetas francezë të cilët u transferuan në Francë.
Ndërsa 8 shtetas italianë u dërguan në vendin e tyre nga forcat ajrore italiane. Bashkë me ta ishin edhe 7 danezë, 3 suedezë dhe 2 grekët. Prej Italisë, 2 shtetasit grekë u dërguan në Athinë në spitalin “Sotiria”.
Edhe pse nuk kanë shfaqur simptoma të koronavirusit, ata do të mbahen nën vëzhgim mjekësor për 14 ditë.
“KB Krusha” për deklaratat e Pecit: Do të paraqesim fakte pë...
“I ke bërë ato lojërat e tua”, Lela ia lë fajin Gresës për d...
Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstac...
Rama: Shqipëria Turistike, në gjigantin mediatik amerikan Wa...
Chelsea kthehet te fitorja, triumfon në udhëtim te Leicester...
Sulmet izraelite në Gazë, shkon në 189 numri i gazetarëve të...