Skënder Hyseni tregon pse e kundërshtoi Osmanin për fotografinë e Thaçit

19:55 | 9 Shkurt 2020
Arbresh.info

Anëtari i LDK-së, Skender Hyseni, ka treguar se pse e kundërshtoi zhvendosjen e fotografisë nga së presidentit gna ana e kryeparlamentares, Vjosa Osmani.

Hyseni ishte ndër të vetmit prej koalicionit LDK-VV që kundërshtoi lojën me fotografi nga ana e Osmanit. Hyseni ka shpjeguar atë që ndodhi për Infokus.

“Kam marrë shkas nga vendimi i PDK-së për ta bojkotuar mbledhjen e kryesisë së Kuvendit duke gjetur për arsyetim heqjen e fotografisë së Presidentit nga zyra e kryetares së Kuvendit, shqetësimi ka qenë ky bojkotim, ku do duhej konsensus minimal për çështjet që na presin, nuk do duhej të hiqej”, thotë Hyseni.

“Nuk i bën nder as Presidentit Rugova, një përdorim i tillë i fotografisë së tij për qëllime që nuk e di çfarë qëllimi, të gjithë jemi njerëz e mund të kemi mendime të caktuara, por qenësore është institucioni e të sillemi në mënyrë institucionale, e kam parë të panevojshme këtë lojë të fotografisë, sepse ka krijuar pretekste të panevojshme për të tensionuar situatën, po aq të papjekur e kam pa reagimin e PDK-së sepse është e domosdoshme që kryesia të funksionoj normalisht”, ka shtuar Hyseni.

Po ashtu, Hyseni mohon se ka qenë kundër koalicionit me VV’në. Ai ishte përballur me akuza prej deputetëve të LDK’së për këtë, por Hyseni e mohon.

“Edhe këtu ka një keqkuptim të madh, jetojmë në një botë ku precesionet krijohen shkel e shko e keqkuptimet ndodhin shpesh, asnjëherë nuk kam qenë kundër koalicionit me VV-në, e kam përkrah fuqimisht e ata që kanë marrë pjesë më mbledhje të kryesisë e dinë, unë nuk jam që përkrahi me sy mbyllë, jam kritik gjithmonë, nuk jam pajtuar me lojërat e VV-së gjatë negociatave, është sjellë si në fushatë parazgjedhore, është dëshmu krejt në fund që kemi të drejtë krejt ne që kemi kërkuar partneritet, thelbi i shumicës dërrmuese në LDK ishte synimi për koalicion partneriteti e jo kundërshtarësh politik, e uroj që kjo tash pasi ka ndodhë të jetë partneritet veprues, funksional”, ka thënë ai për Infokus.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme