Google ADS

Maqedoni, gjysma e qytetarëve thonë se ka diskriminim gjinor gjatë punësimit

19:04 | 9 Shkurt 2020
Arbresh.info

Sipas hulumtimit të opinionit publik që e porositi ‘Detektor’ dhe e zbatoi Instituti për Hulumtime Politike Shkup, gjysma e qytetarëve thonë se në Maqedoni ka diskriminim gjinor gjatë punësimit. Gjysma e qytetarëve thonë se burrat dhe gratë marrin pagë të njëjtë.

Sipas hulumtimit, 49.5% e të anketuarve thonë se në vend ka diskriminim gjinor në punësim ndërsa 40.6 janë të bindur në të kundërtën.

Të rinjtë, në pjesë më të madhe konsiderojnë se diskriminimi gjinor gjatë punësimit është fenomen që ekziston në vend. Qëndrim të tillë ndajnë edhe 64.9% e të anketuarve që janë më të ri se 30 vjet, ndërsa vetëm 28.1% prej tyre thonë se diskrinim gjinor në punësim nuk ka, njofton Telegrafi Maqedoni.

Gjysma e të anketuarve mendojnë se edhe gratë edhe burrat për një vend pune marrin pagë më të lartë. 30.8% konsiderojnë se burrat janë të paguar më shumë ndërsa vetëm 4.6% mendojnë se gratë paguhet më mirë në krahasim me burrat për të njëjtin vend pune

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme