E zbulon babai i lojtarit, Mbappe është inspirimi i Haaland

19:07 | 9 Shkurt 2020
Arbresh Info

Babai i Erling Haaland, Alf-Inge ka thënë se sulmuesi i PSG-së, Kylian Mbappe është inspirimi i madh për djalin e tij.

Haaland këtë sezon është në formë të mrekullueshme te Borussia Dortmund, duke shënuar tetë gola në pesë paraqitje, transmeton portali arbresh.info.

Babai i norvegjezit në një intervistë për TF1 e ka konfirmuar se një ndër inspirimet kryesore për Haaland është Mbappe.

“Mbappe është lojtar fantastik i cili bëri që Erling të ëndërroi. Ka disa inspirime, por Mbappe me siguri është njëri ndër ta”, deklaroi ai.

Dy sulmuesit do të përballen me njëri-tjetrin në kuadër të 1/16-tës për Ligën e Kampionëve./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme