Afro 100 familje të dy pallateve 13 katësh që ndodhen pranë shkollës “Kushtrimi i Lirisë” në Durrës ndodhen në udhëkryq, pasi nuk dinë se çfarë do të bëhet me banesat e tyre.
Me tërmetin e 26 nëntorit, dy pallatet u konstatuan të pabanueshme. Banorët dolën në proteste për t’i kërkuar Bashkisë kryerjen e një ekspertize të thelluar dhe një përgjigje zyrtare për rindërtimin e objekteve.
Në përgjigje të interesimit të Top Channel për shqetësimin e banorëve të dy pallateve të firmës ”Rekon”, Bashkia Durrës sqaron se pallati ka pësuar anim, është kërkuar ekspertizë e thelluar, ndërsa tjetri do të vlerësohet në vijim.
Ndërkohë e ngjashme paraqitet situata edhe ne lagjen nr 18 ne qytetin e Durrësit. Banorët kanë protestuar këtë të dielë, pasi prej dy muajsh presin ekipin e Institutit të Ndërtimit që të kryejë ekspertizën e thelluar, ndërsa ndërtuesi nuk u përgjigjet.
”Nuk po marrim asnjë informacion.”
”I bëjmë mesazhe pronarit nuk na përgjigjet. Jemi me fëmijë të vegjël nëpër rrugë. As rrobat e trupit nuk i kemi marrë. Pronari thotë që s’kam lekë për ta bërë.”
”Jemi pa shpi, pa katandi.”
Gjatë protestës së të dielës banorët janë shfaqur të irrituar.
”Nuk rrimë më urtë.”
”Pallati është çarë mes për mes dhe është anuar.”
”Është gërmadhë brenda. Duam të dimë ç’do të ndodhë.”
Në mungesë të informacionit zyrtar, të dëmtuarit nga tërmeti kërkojnë të dinë mbi atë që po ndodh e do të ndodhë me banesat e tyre.
Jashari takohet me shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosu...
Hasani takon homologun austriak, diskutojnë për lidhjen e fo...
Mustafa kujton babain Xhemailin, 24 vjet pas vrasjes: Ai ënd...
Në 24-vjetorin e vrasjes, Osmani kujton Xhemail Mustafën si ...
Ancelotti për Mbappen: Ai do të tregojë cilësitë e tij nesër
Çfarë është “Oreshnik”, raketa më e fuqishme që Rusia ka për...