Peter Piot është shkencëtari që e zbuloi Ebolan dhe prezencën e Sidës në Afrikë, konsideron se coronavirusi mund të përhapet me shpejtësi edhe më të madhe.
Sipas këtij shkencëtari, që si nënsekretar gjeneral i Shteteve të Bashkuara punoi shumë për ndalimin e përhapjes së Sidës në Afrikë, përhapja e coronvirusit është shumë e madhe dhe numri i sëmurëve brenda një kohe të shkurtër, vetëm sa po rritet, transmeton Telegrafi.
“Megjithës numri i vdekjeve nuk është i madh, përhapja dhe infektimi i më shumë njerëzve është shqetësues dhe ata janë gjithashtu në rrezik, që ta pësojnë me jetë”, ka thënë profesori Piot.
Në këtë formë, me përhapjen e madhe dhe infektimin e shumë njerëzve, shkencëtari paralajmëron se coronavirusi mund të infektojë edhe më shumë njerëz se Ebola, duke shkaktuar fatalitetet të paparashikueshme.
Derisa spitalet i kanë shtuar forcat dhe pretendojnë se mund të përballen me virusin, Piot konsideron se nuk i kanë kapacitetet të merren me këtë virus, njëjtë sikur me viruse sezonale.
Anisa dhe Driloni bisedojnë për dashurinë
Sindikalistët e shëndetësisë njofton për protestën e radhës ...
Dy shqiptarë të nominuar për çmimet vjetore të FIFA-s
Rumania fillon rinumërimin e votave pas akuzave për shkelje ...
Bebushja Luna Mari Ejlli rrëmben vëmendjen me veshje kombëta...
Hovenier: Falënderues për ushtarët amerikanë që shërbejnë në...