Google ADS

Forumi në Selanik , e ardhmja e Ballkanit perëndimor

14:55 | 9 Shkurt 2020
Arbresh.info

Të gjithë pjesëmarrësit në Forumin e Dytë Rajonal të Ballkanit që po zhvillohet në Selanik kanë rënë dakord se BE ka mundësinë që, deri në Samitin e majit 2020, të çelë negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në mënyrë që mos shkaktojë destabilitet politik si ai i ndryshimit të skenës politike në Shkup në tetor te vitit te kaluar.

Ditmir Bushati, ish ministri i Jashtëm i Shqipërisë dhe tashmë i Dërguari Special në OSBE, duke përshkruar sfidat gjeopolitike të BE me SHBA dhe Rusinë, si dhe problemet e brendshme evropiane. ka theksuar se mbetet optimist, pavarësisht se është e vështirë në një moment divorci me Britaninë e Madhe, të flitet për një martesë me Ballkanin Perëndimor.

“Duket se Ballkani Perëndimor nuk është përparësi për BE-në në këtë kohë dhe kjo për fat të keq është arsyeja pse vendet e BE shpesh e shohin debatin mbi zgjerimin më tepër si një barrë, sesa një përgjegjësi historike. Dua të besoj se viti 2020 do të jetë viti që hapen negociatat e BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”, ka thënë ai.

Për Zv/kryeministrin e ri të Kosovës, Haki Abazi, Ballkani ka vetëm një rrugëdalje, atë të bashkëpunimit me destinacion të vetëm Bashkimin Europian ndaj duhet ka thënë ai te gjitha vendet e tij të mos jenë pengje të historisë, por të hipin në të njëjtin tren qe çon drejt tij.

“Jemi në një fazë te re, me një qeveri të re në Kosovë. Z. Kurti është i determinuar të dërgojë procesin e të gjitha problemeve të hapura në Ballkan qe lidhen me Kosovën, drejt zgjidhjes. Natyrisht nuk mund të jemi peng të proceseve të së kaluarës dhe mendësisë së vjetër në Ballkan. Angazhimi i Serbisë bie ndesh me marrëveshjet që janë nënshkruar në 3-4 vitet e fundit . Tarifat ishin një masë e shpejtë që kreu punën e vetë dhe ne tani jemi kthyer në një strategji që është e mirënjohur në marrëdhëniet ndërkombëtare, që është raporti i reciprocitetit”, ka thënë ai.

Abazi është shprehur optimist se fryma e bashkëpunimit me Greqinë dhe marrëdhëniet ekonomike me Athinën janë një hap pozitiv për procesin e njohjes së Kosovës pasi në këtë mënyrë sigurohet stabiliteti politik i rajonit./TCH

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme