Arsim Gërxhaliu ironizon me mjekët kosovarë: Nuk mbrohet ‘koronavirusi’ me maska

14:04 | 9 Shkurt 2020
Arbresh.info

Drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu, po deklaron se mjekët kosovarë nuk janë të përgatitur për t’u ballafaquar me virusin kinez e quajtur ‘koronavirusi’.

Gërxhaliu ka thënë se maskat e paraqitur në një fotografi ku shihen stafi i QKUK-së nuk e ndalin koronavirusin.

Sipas tij, këto maska nuk e ndalin Coronavirusin, sepse është madhësisë 0.1 deri 0.2 micron

Postimi i plotë:

Mobilizim vetem per ajrin e ndotur te Prishtines ndoshta.
Keto maska nuk e ndalin Coronavirusin, sepse eshte madhesise 0.1 deri 0.2 micron. Shpresoj te mos kene ndonje te infektuar me keto paisje koleget e respektuar. Fotoja 2 eshte korrekte, por nuk eshte te ne , por e bere te vendet qe me kohe i kane stornuar paisjet e veprimit sipas STANDARDEVE , ne rastet e paritura, kwtadtrofat ne mase etj.
Shpresoj qe kete postim do e marrin seriozisht dhe te mos kursejne per paisje mbrojtese te stafit shendetesor dhe popullates .

 

LAJMI I FUNDIT: Rezultati i pacientes është negativ për koronavirus

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme