Aktorja shqiptare, Fiona Gllavica, nëpërmjet një postimi në Instagram e ka kujtuar nënën e saj e cila sot ka mbushur 6 vite që është larguar nga kjo botë, shkruan lajmi.net.
Ajo ka prekur zemrat e të gjithëve pasi pranë fotografive ku shkroi disa fjalë për të e ka përmendur faktin se sivjet do ta sjell në jetë fëmijën e saj të parë e po e bën gjyshe.
“Është e papërshkrueshme veç ideja se duhet të shkruaj për një mungesë që se ka fundin në tokë e as qiell. Veç ëndërrtart’ e dijnë se sa e pa prekshme është dhimbja e të jetuarit me zemrën gjysmë, pa zërin që mrekullon qetësinë dhe shikimin përkëdhelës të nanës.
S’kam guxuar ende ta quaj botën mizore, sepse kujtimi yt dhe vepra yte i ka dhënë rrugëve të jetës dashninë e paramendume. S’guxoj të bërtasë për boshllëqet sepse kam mësuar nga më e mira, që zemrat duhet të rrahin në plotësi edhe në ditët me shi.
Më mungon nanë, u bë kaq kohë…
Të kujtoj nanë, çdo ditë, edhe të flasë e të shënoj në vargje dedikime jete.
I paharruar, i lehtë si era, i bardhë si pendët e pëllumbave të paqes vie edhe ky vjetor i ikjes tënde që numëron përpjekjet e mia për të të gjetur në të lumturën.
Të dua fort nanë, Po të bëj gyshe këtë vit. Bebushi do të fle i qetë sepse përkundet nga krahët e engjullit.
6?”, ishin fjalët e aktores shqiptare.
Sqarohen Edi dhe Gresa, kush kujt i kërkoi falje?
Rashkaj: UEFA është fajtori kryesor për ofendimet ndaj Kosov...
Opera ‘Goca e Kaçanikut’ do të shfaqet në Tiranë
Pas vendimit të Bidenit për ta lejuar Ukrainën t’i përdorë a...
OpenAI lanson falas aplikacionin ChatGPT në Windows
Tahiri: Arbërien e “Pambukut dhe Kullashkut” vështirë se mun...