Gjendet i vdekur një i moshuar në Prizren

12:25 | 9 Shkurt 2020
Arbresh.info

Një person është gjetur i vdekur mbrëmë në rrugën Rrustë Kabashi në Prizren.

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se raportuesi i komunitetit turk ka njoftuar kishte hasur në një person të moshuar të shtrirë në tokë, shkruan arbresh.info.

Trupi i pajetë i viktimës të komunitetit boshnjak është dërguar në IML për obduksion.

“Rr. Rrustë Kabashi, Prizren 08.02.2020 – 18:25. Ankuesi mashkull K-Turk ka informuar se për deri sa ishte duke ecur kishte hasur në një person të moshuar, i cili ishte i shtrirë në tokë dhe pa shenja jete. Vdekjen e viktimës mashkull K-Boshnjak, e ka konstatuar mjeku. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e PK-së./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme