Thaçi: Kujtimi për Bilbilin e Kosovës nuk do të zbehet kurrë

12:12 | 9 Shkurt 2020
Arbresh.info

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, pas homazheve të bërë para trupit të pajetë të artistes së madhe, Nexhmije Pagarusha, ka thënë se shqiptarët kudo janë zemërthyer dhe të pikëlluar me vdekjen e saj.

Por, sipas Thaçit, kujtimi për Bilbilin e Kosovës kurrë nuk do të zbehet dhe këngët e saj do të jetojnë përgjithmonë me ne.

“Sot, në ceremoninë mortore i bëmë nderimet e fundit për Bilbilin e Këngës Shqipe, Nexhmije Pagarushën. Kudo që jetojnë shqiptarët, në Kosovë, në Shqipëri, janë zemërthyer dhe të pikëlluar. Kujtimi për Bilbilin e Kosovës kurrë nuk do të zbehet dhe këngët e saj do të jetojnë përgjithmonë me ne”, ka shkruar Thaçi.

Albin Kurti për Nexhmije Pagarushën: Kombi humbi anëtaren e saj më të çmuar

Mbesa e Nexhmije Pagarushës: Muzika ishte ngushëllimi i saj

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme