Dikush për mbrojtjen e automjetit nga gërvishtjet, e dikush tjetër për ta dizajnuar atë sipas karakterit të tij.
Sidoqoftë, kërkesa për veshjen e makinave ka ardhur gjithnjë e në rritje.
Ky lloj i publicitetit që shërben për ta bërë të dukshëm mesazhin tuaj, zakonisht po preferohet nga të rinjtë.
arbresh.info, ju sjellë storien e veshjes së makinave.
Ferdi Miftari, i cili me vite të tëra merret me këtë punë, në një intervistë të dhënë për arbresh.info, zbulon detajet e veshjes së makinave
Këtu bëjmë veshjen e automjeteve përmes foljeve, të cilën e praktikojmë për afërisht që tetë vite, ndërsa veprimtaritë tjera për më tepër se 20 vite / 00.45
“Nga viti në vit, është duke u rritur interesimi i qytetarëve për veshjen e automjeteve për shkak të arsyeve të ndryshme si dorëzimi i automjetit brenda dy dite, mbrojtja e ngjyrës origjinale të automjetit, heqja e folies brenda një kohe shumë të shkurtë etj. Hiq më pak nëse e bëni në një vend që jep garancinë”, tha Miftari.
Ai më tutje tregon edhe grup moshat të cilët e preferojnë veshjen e automjetit.
“Është një moshë e caktuar e qytetarëve që e preferojnë të veshin automjetet të cilët zakonisht janë të rinjtë. dhe këtë e bëjnë për arsyeje të ndryshe siç është mbrojtja e ngjyrës së automjetit, dikush mërzitet nga ngjyra e zakonshme e makinës dhe ka dëshirë t’ja ndryshojë pamjen”, deklaron Miftari
Miftari më tej tregon se çka duhet të kemi kujdes, pas veshjes së automjetit.
“Gradacioni ynë është 3 vjeçar, në Evropë është 5 deri në 7 vite. Por në kushtet ballkanike, idealja është 3 vjeçare. Makina duhet të jetë e pastër, jo e aksidentuar, dhe pas veshjes së mjetit, klienti duhet të ketë kujdes në larjen e saj sepse folia mund të dëmtohet nga presioni i ujit të Auto Larjes”, tha Miftari.
Miftari, më tej tregon edhe llojet e veshjes së automjeteve,
“Veshja e mjeteve bëhet zakonisht në disa forma. Veshje e pjesshme, veshje e jashtme, dhe ajo e brendshme e cila është pak më e mërzitshme sepse ka shumë detaje. Veshja e automijetit zgjatë maksimum në 4 ditë nëse kërkohet edhe veshja e brendshme”, tha ai.
Ndërkaq sa i përket dokumentacionit që duhet t’i ndryshoni, Ferdi Miftari ju sjellë detajet.
“Nëse veturës i bëhet një ndryshim nga ngjyra e bardhë vizëlluese në atë ngjyrë e bardhë mat atëherë nuk ka nevojë për ndryshim dokumentacioni, por nëse ngjyra e automjetit i ndryshohet kontrasti atëherë duhet të bëhet ndryshimi i dokumentacionit në Qendrën e Automjetit të Kosovës (Homoligim)”.
E nëse thoni që veshja e automjetit, mund t’ju dëmtojë ngjyrën origjinale të veturës suaj, Ferdi Miftari, ka një përgjigje për këtë.
“Nëse vetura është veshur për së dyti, ose pjesërisht për së dyti, këto pjesë mund të kenë ndonjë problem. Por ngjyra origjinale e veturës nuk dëmtohet asnjëherë me folje”./arbresh.info/
Drenusha plas në vaj, përmend traumat e djalit për shkak të ...
Hovenier uron Kosovën për fitoren ndaj Lituanisë
Banori i ri mollë sherri mes Xhenetës dhe Gjestit, këngëtari...
Senatori amerikan letër Blinkenit: ShBA t’i mbajë sytë nga K...
Raportohet se Putin ka ftuar Vuçiqin për vizitë në Moskë
Katër ushqime mund të ulin kolesterolin e lartë, pohon një n...