Google ADS

Mbesa e Nexhmije Pagarushës: Muzika ishte ngushëllimi i saj

11:50 | 9 Shkurt 2020
Arbresh.info

Në emër të familjes së Nexhmije Pagarushës ka folur mbesa e saj, Mirjeta Pagarusha.

Ajo tha se këto dy vitet e fundit nuk kanë qenë të lehta dhe shpesh ngushëllohej  me muzikën e saj.

“Nuk e humbi vetëm Kosova, atë e humbëm edhe ne si familje”, shtoi ajo.

“Për të ishte çdo herë familja ne vend te parë, për ne mbesat  dhe nipat ka pas çdo here vesh për ne, na tregonte sfidat e saj që ka kaluar gjatë jetës se saj. Gjithmonë ka qenë e gëzuar dhe e buzëqeshur, na ka mësuar të jemi të pavarura të mburremi që jemi shqiptarë na dha shumë dashuri. Këto dy vitet e fundit për të nuk kanë qenë të lehta në këto momente ngushëllohej shpesh me muzikën e saj. Nuk e humbi vetëm Kosova atë e humbëm, edhe ne si familje sepse ajo ka qenë një person qe na ka mbështetur gjithmonë për çdo gjë”, ka thënë ajo./arbresh.info/

 

 

 

Albin Kurti për Nexhmije Pagarushën: Kombi humbi anëtaren e saj më të çmuar

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme