Google ADS

Albin Kurti për Nexhmije Pagarushën: Kombi humbi anëtaren e saj më të çmuar

11:33 | 9 Shkurt 2020
Arbresh.info

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në akademinë përkujtimore për Nexhmije Pagarushën ka thënë se Kosova ka humbur anëtaren më të dashur dhe më të çmuar.

Ai ka shtuar se arti e muzika kanë humbur ikonën e tyre, shkruan arbresh.info.

“Jemi mbledhur këtu për t’i thënë lamtumirë një gruaje e cila ishte simbol i muzikës, teatrit e filmit. Muzika dhe arti bashkë kanë humbur ikonën e tyre ndërsa kombi ynë ka humbur anëtaren më të dashur dhe më të çmuar”, ka thënë Kurti.

I pari  i Qeverisë së Kosovës ka shtuar se Pagarusha u bë gruaja nga fshati që sfidoi paragjykimet e pasuroi kulturën e kombit.

“Nexhmija ishte një vajzë nga fshati, larg kryeqytetit ku jetonin e vepronin njerëzit e artit por ajo u bë gruaja nga fshati që sfidoi paragjykimet dhe pasuroi kulturën e qytetit e të mbarë kombit”, ka thënë Kurti./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme