Edhe pse ende nuk ka një kurë për kancerin, diagnostikimi dhe trajtimi i sëmundjes në stad të hershëm mund të ndryshojë ndjeshëm të ardhmen e personave me këtë sëmundje.
E përderisa në vendin tonë, numri i personave të prekur nga këto lloje të sëmundjeve është në rritje e sipër Drejtoria e Shëndetësisë në komunën Prizrenit ka bërë një hap tejet të rëndësishëm për diagnostikimin e kësaj sëmundje në kohë të hershme.
Ky sistem i cili filloi të aplikohet për herë të parë më 4 shkurt e cila njihet si Ditë Ndërkombëtare, kundër Kancerit, po bëhet për herë të parë pa pagesë në një institucion publik te Kosovës.
Drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë në Komunën e Prizrenit Visar Shehu, në intervistën e dhënë për arbresh.info, deklaroi se arsyeja e aplikimit të këtij sistemi është diagnostikimi i hershëm i sëmundjes së kancerit.
“Qëllimisht e kemi lënë për ditën ndërkombëtare të kancerit, për ta aplikuar sistemin e ri sic është analiza e të gjitha lloje të tumoreve, përmes të cilës jemi i vetmi institucion publik shëndetësor më Kosovë që e aplikojmë këtë sistem pa pagesë. Shpenzimet e këtij projekti për një vit, janë 204 mijë euro. Në të cilën hynë edhe disa lloje tjera të analizave.”
Ndërkaq drejtori i QKMF-së, në Prizren Xhevat Elezkurtaj, na jep detaje më të hollësishme në lidhje me këtë sistem.
“Dje kemi filluar me projektin e tumormarkereve. Janë proteina që gjenden në gjak lëngjet trupore. Rritja e nivelit të tyre tregon rrezikun e personit nga sëmundjet e kancerit, Përmes këtyre analizave, e vërejmë tek pacienti se a është në rritje këto lloje të proteinave apo jo, nëse është në rritje atëherë kjo tregon se pacienti është i rrezikuar nga kanceri gjë që na dërgon te hetimi, trajtimi i hershëm.”, tha Elezkurtaj.
Elezkurtaj, thotë se përmes këtij sistemi qytetarët do të përfitojnë më shumë kohë dhe do të kursejë nga të hollat.
“Ajo që është më e rëndësishmja, përmes këtyre analizave kemi shpëtuar edhe xhepin dhe po ashtu kohën e pacientëve, sepse deri më tani këto analiza janë bërë vetëm në spitale privatë dhe jashtë shtetit, nga sot qytetarët e Prizrenit do ta kenë pa pagesë në QKMF.”
Nga ana tjetër drejtoresha e labradorit Dëshire Karahoda, tregon mënyrën e punës së këtij sistemi.
“Këtë e kemi pasur planifikuar në vitin e kaluar. Për shkak të Ditës Ndërkombëtare kundër kancerit. Që nga dje kemi filluar t’i pranojmë pacientët. Ky sistem është i rëndësishëm për diagnostikimin e kancerit, dhe përcjelljen e saj.”/A.BegolliI/arbresh.info/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?