Të shtunën, një nënë dhe gjashtë fëmijët e saj humbën jetën si pasojë e një zjarri që përfshiu shtëpinë e tyre në Klinton, Misisipi,
Pasi u përpoq të shpëtonte familjen e tij, babai i fëmijëve mundi të dilte jashtë, për t’u dërguar më pas në spital, prej lëndimeve të marra.
Sipas zëdhënësit Mark Jones, fillimisht burri refuzoi të merrte ndihmë mjekësore pa ditur se ç’kishte ndodhur me fëmijët dhe gruan e tij.
Shtëpia e ndërtuar në vitin 1951 u shkrumbua si pasojë e një zjarri që shpërtheu në brendi të saj. Zëdhënësi deklaroi se policia do të vazhdojë hetimet për të mësuar arsyen që ndikoi në pamundësinë e 7 viktimave për të shpëtuar.
Paris Saint-Germaini merr një fitore komode ndaj Toulouse
Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dh...
Çfarë është rezistenca ndaj antibiotikëve dhe përse konsider...
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të s...
Reshjet e borës, zv.ministri Durmishi: Ekipet e mirëmbajtjes...
Koreja e Jugut: Rusia furnizoi me sisteme të mbrojtjes Koren...