Fondacioni i Bill dhe Melinda Gates po rrit në mënyrë dramatike shumën që po dhuron si donacione për të luftuar Coronavirusin vdekjeprurës, duke deri tani fondet përllogaritet të kenë arritur deri në 100 milionë dollarë.
Në një deklaratë të fundit nga fondacioni Gates është theksuar se fondet e tij do të përdoren për të ndihmuar në gjetjen e një vaksine për virusin, kufizimin e përhapjes së tij si dhe përmirësimin e zbulimit dhe trajtimit të pacientëve. Shuma përfshin gjithashtu edhe 10 milionë dollarë që fondacioni kishte dhuruar më parë, përcjell Telegrafi.
Organizata po ashtu ka akorduar menjëherë 20 milionë dollarë për Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve dhe Organizatën Botërore të Shëndetit, e cila javën e kaluar shpalli emergjencën botërore shkaktuar nga virusi. Fondet janë dhënë me qëllim gjetjen e vaksinës që do të ndalë Coronavirusin, tashmë që lufta për të është intensifikuar shumë në radhët e kompanive farmaceutike që duan ta krijojnë.
Financimi gjithashtu do të ndahet edhe për agjencitë e shëndetit publik në Kinë dhe vendet e tjera të prekura nga shpërthimi i virusit, sidomos në ato vendet të Azisë së Jugut dhe Afrikës, ku njerëzit jenë edhe më të rrezikuar për shkak të qasjes së ulët në kujdes të mirë shëndetësor. Për këto rajone në fjalë dhe autoritetet e tyre shëndetësore janë menduar rreth 20 milionë dollarë.
LAJMI I FUNDIT: Rezultati i pacientes është negativ për koronavirus
ASK: Shtrenjtohen qumështi, vezët dhe mjalti në Kosovë
Barcelona mund të mos bëjë asnjë nënshkrim të madh në vitin ...
Vithkuqi fshati me 24 kisha dhe manastire
Trepça nesër luan sfidën e radhës në Fiba Europe Cup
“Pse nuk kallxojshe që je tu heq për famë”, Drenusha e ashpë...
Zgjedhjet në SHBA, Hovenier ndan mesazh nga Prishtina për vo...