Kontrolle me radarë dhe drager ka patur gjatë natës në rrugën interurbane “Tiranë-Elbasan” për të parandaluar aksidentet rrugore që vijnë si rezultat i shpejtësisë mbi normat e lejuara.
Nga verifikimet dhe monitorimet me matësin e shpejtësisë dhe aparatin alkool testues, në 5 orë janë konstatuar dhe pezulluar 12 leje drejtimi për shpejtësi mbi normat e lejuara.
Drejtuesit ecnin me një shpejtësi nga nga 150 km/h – 161 km/h, si dhe nuk kanë munguar rastet e shoferëve të dehur.
Policia arrestoi dy drejtues, të cilët u konstatuan duke drejtuar mjetet në gjendje të dehur.
Edhe në rrugën interurbane kryesore “Tiranë-Durrës-Tiranë”, efektivët kanë konstatuar me anë të radarëve se drejtuesit ecnin me shpejtësi të madhe.
Policia u ka bërë thirrje të gjithë shoferëve duke u thënë: ” Rruga është e te gjithëve, rregulli vlen njësoj. Shpejtësia, alkooli, garat, të presin rrugëtimin e jetës. Respektoni rregullat e qarkullimit rrugor, mos u bëj statistikë. Familja ka nevojë për TY, jo për videot e tua ku reklamohet shkelja e rregullave si model sjellje.”
“Gjest i shëmtuar”, Vedat Muriqi kërkon falje publike pasi u...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 500 gjoba gjatë 24 orëve të fu...
Lukaj: Kosova s`ka nevojë për asociacione, Kushtetuta jep sh...
Plagosja në Vranjevc – arrestohet një person, i konfis...
Gjendet pa shenja jete një person në Shtërpcë
“Economic Times”: Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për...