?#LIVE Një rast i dyshuar për coronavirus, QKUK në konferencë për medie

21:32 | 8 Shkurt 2020
arbresh.info

?#LIVE Një rast i dyshuar për coronavirus, QKUK në konferencë për medie

Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës po dyshohet për një rast me koronavirus.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitija tha se një paciente shtetase e huaj  po dyshohet për simptoma të koronavirusit, por do të vërtetohet pas të del rezultati i analizave, raporton arbresh.info

“Bëhet fjalë për  shtetase të huaj në Kosovë që ka qëndruar në qendër skijimi me pesë të dyshuar të tjerë që dyshohet se janë infektuar me koronavirus”.

Naser Ramadani nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës, tha se në mesnat dihet rezultati për pacienten nëse është e prekur me koronavirus, shkruan arbresh.info

“Posa i morëm informatat e para, mostrat janë dërguar menjëherë në laborator, por për pacienten që është e shtrirë, janë marrë  të gjitha procedurat izoluese, nës  ajo del pozitiv me koronavirus. Në mesnatë dihet rezultati për  pacienten”, ka njoftuar mjeku”, tha ai.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme