Soreca: Rëndësi ka si përdoret ‘anti-KÇK’! Paketa s’duhet të dublojë SPAK-un

14:32 | 8 Shkurt 2020
A. B.

Ambasadori i BE-së Luigi Soreca ka mbajtur një qëndrim më ‘të ftohtë’ kësaj here në lidhje me ligjin special të qeverisë, i njohur si ‘anti-KÇK”.

Soreca është shprehur se koncepti i ‘ndiq paratë’ është një formulë e implementuar në shumë vende dhe ligje të ngjashme me atë të qeverisë Rama, e kanë treguar efikasitetin e tyre në luftën kundër krimit.

Por nga ana tjetër, Soreca nuk ka haruar të theksojë se ligji i qeverisë nuk duhet të shkelë sipas tij dy parime themelore, respektimin e të drejtave themelore të njeriut (në këtë rast të akuzuarit nga ligji dhe OFL) si dhe nuk duhet të dublojë punën e institucioneve të reja gjyqësore, më konkretisht prokurorinë e posaçme anti-korrupsion (SPAK).

Soreca tha gjithashtu se paketa duhet të respektojë reformën në drejtësi dhe se SPAK-u duhet të jetë në qendër të luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ambasadori vuri në dukje se ai do të ketë një takim me kreun e SPAK në lidhje me këtë çështje.

Soreca: Ne kemi të qartë prej fillimit. Besojmë se koncepti ndiq paranë ka qenë një mënyrë efikase për të luftuar krimin. Ky lloj legjislacioni apo i ngjashëm si ky me vendet e tjera, ka qenë i efikas, kështuqë e rëndësishme për BE-në, do të jetë sesi do të vihet në zbatim ligji.

Dy parime janë të rëndësishme, së pari respektimi i të drejtave të njeriut dhe së dyti, ligji duhet të respektojë të gjitha arritjet e mëdha të bëra nga reforma, pra duke mos zëvendësuar ato institucione të krijuara, ndaj SPAK duhet të jetë në qendër të punës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme