Google ADS

Kurti: Taksa 100% hiqet kur të vendoset reciprociteti me Serbinë

13:59 | 8 Shkurt 2020
Arbresh.info

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një postim në profilin e tij në “Facebook”, ka shkruar se vendimi për taksën 100% do të zëvendësohet me masën e reciprocitetit.

Ai thotë se taksa do të hiqet sapo të vendoset masa e reciprocitetit me Serbinë dhe se shumë shpejt fillojmë t’i përgatisim Doganat e Kosovës për këtë, transmeton arbresh.info.

Ky është postimi i tij në “Facebook”:-

“Tarifa 100% ndaj mallrave të Serbisë do të zëvendësohet me parimin e reciprocitetit. Tarifa 100% hiqet porsa të vendoset reciprociteti. Shumë shpejt fillojmë t’i përgatisim Doganat e Kosovës për këtë. Si Kryeministër i Republikës së Kosovës e kam shprehur vullnetin që ta heqim tarifën 100%. Pres që Serbia të deklarohet se ka vullnet për ndaljen e fushatës për çnjohjet e pavarësisë së Kosovës”.

https://www.facebook.com/albini2017/posts/800589177107635

Të ngjashme