Kryeministri i Malajzisë Mahathir bin Mohamad i ka bërë thirrje presidentit të SHBA-së Donald Trump të japë dorëheqjen, raporton Anadolu Agency (AA).
Mahathir po i përgjigjej pyetjeve të gazetarëve në lidhje me marrëveshjen e ashtuquajtur të paqes të shpalosur nga Trump në një konferencë për shtyp në Platformën Ndërparlamentare për Kudsin.
I pyetur se çfarë këshille ka për Trumpin për marrëveshjen e ashtuquajtur të paqes, Mahathir u përgjigj: “Dorëheqje”.
Më 28 janar në Washington, pa përfaqësim të autoriteteve palestineze, presidenti amerikan Donald Trump shpalosi planin prej 80 faqesh së bashku me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, i cili, ndër të tjera, parasheh që Kudsi të mbetet kryeqytet “i pandarë” i Izraelit.
Sipas planit, i quajtur nga Trump si “Marrëveshja e Shekullit”, SHBA-ja po ashtu njeh vendbanimet ilegale hebreje në Bregun Perëndimor të pushtuar, ndërsa refugjatëve palestinezë u mohohet e drejta e kthimit në vendlindjet e tyre.
Gjatë shpalosjes së planit, Trump pohoi se ky është “shansi i fundit” për palestinezët për të pasur një shtet të pavarur.
Policia apelon për kujdes gjatë ngasjes në rrugë, për shkak ...
Pas deklaraës së Osmanit, Kurti: Kam qenë vazhdimisht në kom...
Gresa: E kam shkatërruar Drilonin
Rovena: Nga përkushtimi ndaj muzikës nuk arrita të martohem,...
Kurti për sulmin në Zveçan: Janë akte kriminale dhe terroris...
Muzeu Rijksmuseum në Amsterdam, ndër më të vizituarit në bot...