Google ADS

Distria i afrohet medaljes në Paris, siguron gjysmëfinalen

13:16 | 8 Shkurt 2020
Arbresh.info

Distria Krasniqi ka kaluar në gjysmëfinale të Grand Slamit të Parisit.

Xhudistja Distria Krasniqi ka fituar luftën e vështirë kundër xhudistes nga Japonia, Al Shishime, për të kaluar në gjysmëfinale në kategorinë deri në 52 kilogramë.

Krasniqi fitoi me ippon, që erdhi si pasojë e lojës jo aktive të Al Shishime.

Në gjysmëfinale, Distria do të takohet me brazilianen Sarah Menezes.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme