Posta e Maqedonisë thotë se koronavirus nuk ndikon në vëllimin e porosive nga Kina

13:03 | 8 Shkurt 2020
Arbresh.info

Coronavirusi që u shfaq në Kinë në fund të vitit 2019 po merret si kërcënim serioz në nivel botëror. Kinezët kanë ndalesë që të lëshojnë qytetet e tyre, por kjo nuk vlen edhe për dërgesat. Duke marrë parasysh se nga Kina masivisht porositen përmes internetit, posaçërisht përmes ‘Aliexpress’ dhe platforma të ngjashme, ekizton dilemë nëse coronavirusi mund të bartet te qytetarët edhe përmes porosive, gjegjësisht përmes dërgesave.

Deri tani nuk ka dëshmi se sëmundja mund të bartet me dërgesë postë, kështu që edhe pas shfaqjes së coronavirusit, nuk ka ndikuar te porositë e Maqedonisë nga Kina, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Këtë e vërtetojnë edhe nga Postat e Maqedonisë, të cilët shpërndajnë pjesën më të madhe të dërgesave.

“Gjatë kësaj periudhe nuk është vërejtur tendencë për zvogëlimin e dërgesave nga ‘Aliexpres’””, shprehen nga Postat e Maqedonisë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme