Erling Haaland i është bashkuar Borussia Dortmundit në afatin kalimtar të janarit nga Red Bull Salzburg.
Gjiganti gjerman pagoi vetëm 20 milionë euro për afrimin e sensacionit norvegjez në Signal Iduna Park.
Haaland e ka nisur për mrekulli aventurën te Dortmundi ku ka shënuar tetë gola në katër ndeshje, shtatë në Bundesliga dhe një tjetër në Kupën e Gjermanisë.
E duket se lojtari nuk do të qëndrojë gjatë në Bundesliga, pasi është bërë objektiv i Real Madridit.
Don Balon ka raportuar se Los Blancos janë të mahnitur nga ecuria e norvegjezit dhe synojnë afrimin e tij në Santiago Bernabeu.
Kampioni i shumëfishtë i Spanjës po mendon që të paguajë klauzolën e lojtarit prej 75 milionë euro për ta transferuar në verë në La Liga.
Edhe pse te Dortmund kanë thënë se duan që ta mbajnë për shumë vite Haalandin, një ofertë nga Real Madridi mund t’ia ndërrojë mendjen futbollistit.
Kujtojmë që Borussia Dortmund në janar e fitoi garën për Haaland me skuadrat si Manchester United, RB Leipzig dhe Juventus.
Hasani, për Skënder Sherifin tha se: Ka luajtur një rol të r...
Kërkesë për paraburgim ndaj një të pandehuri për shitblerje ...
Italia e mirëpret vendimin e qeverisë për mallrat serbe: Qas...
Samiti i Procesit të Bërdo-Brijunit, Begaj: BE të jetë më pr...
Perspektiva evropiane e Ballkanit, tema kryesore në Samitin ...
Kurti takohet me kryetarët e komunave, diskutojnë rreth çësh...