Nëpërmjet një njoftimi të LSDM-së thuhet se “faktet për skandalin e mbetjeve mjekësore tregojnë ndërlidhje të drejtpërdrejtë me OBRM-PDUKM-në dhe krimin e Nikolla Gruevskit, që Mickoski po e mbron vazhdimisht”.
“Përgjegjësia për këtë skandal të madh na çon drejtpërdrejt deri te njerëzit e afërt me OBRM-PDUKM-në, të afërt me Gruevskin dhe Hristijan Mickoskit”, thonë nga LSDM, njofton Telegrafi Maqedoni.
Ata shtojnë se prokurorja në lëndë e cila për dy muaj nuk ishte deklaruar për procedurën hetimore është kuadër i OBRM-PDUKM-së e vendosur nga Sasho Mijallkov dhe Gordana Jankullovbska.
“Goran Angelov disa vite ishte drejtori i Drisla, ka pranuar mbetjet që të deponohen, është kuadër i OBRM-PDUKM-së, ish-kryetar komune dhe kandidat për kryetar të kësaj partie në vitin 2019”, thonë nga LSDM.
Sipas tyre, kuadri i Gruevskit dhe ekzekutuesit e Mickoskit me vite kanë udhëhequr biznese në llogari të shëndetit të njerëzve dhe mjedisit jetësor.
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?
A është tradhtia një sëmundje apo një zgjedhje?