Koha kur ish-drejtori i RTK-së e vendoste në listën e pagave Nexhmije Pagarushën pasi shteti nuk merrej me të

10:33 | 8 Shkurt 2020
Arbresh.info

Koha kur ish-drejtori i RTK-së e vendoste në listën e pagave Nexhmije Pagarushën pasi shteti nuk merrej me të.

Gjatë ditës së djeshme Kosova mori një lajm të hidhur, bylbyli i saj, Nexhmije Pagarusha ndërroi jetë.

Sot e kujtuan të gjithë dhe thurën lavde për të.

Por, ishte një kohë kur strukturat shtetërore nuk merreshin fare me të dhe e kishin anashkaluar.

Në ndihmë gjatë asaj kohe i kishte dal ish-drejtori i ndjerë i RTK-së, Agim Zatriqi. Ai e kishte vendosur legjendën e muzikës në listën e pagave.

“Po jam plak e shneta nuk me lejon me dal ne punë çdo ditë”, i kishte thënë Nexhmije Pagarusha drejtorit të ndjerë.

Zatriqi ia kishte kthyer: “Ky asht’ një shpërblim modest për vlerta që ke krijuar”.

Të dielën i jepet lamtumira e fundit legjendës së muzikës shqiptare, kurse të shtunën të gjitha lokalet në Prishtinë do të jehojë zëri i Nexhmije Pagarushës.

Të ngjashme