Pesë ditë para shpërndarjes së Kuvendit, pushteti dhe opozita ende pa marrëveshjet për Ligjin për Prokurori Publike

09:48 | 8 Shkurt 2020
Arbresh.info

Pesë ditë para shpërndarjes së Kuvendit, pushteti dhe opozita maqedonase ende nuk kanë harmonizuar qëndrimet rreth Ligjit për Prokurori Publike.

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, gjatë ditës së djeshme deklaroi se edhe më 12 shkurt deri në orën 23:00 nëse vjen ligji në procedurë mund të vendoset për votim, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kryeministri teknik në anën tjetër shprehet optimist se mund të gjendet zgjidhje dhe se përbërja e re kuvendare do të miratojë Ligjin për Prokurori Publike para shpërndarjes. Sipas Spasovskit, pas vlerësimit të tij se ka përkrahjen e ligjit, me mbledhje në Qeveri do ta kalojë ligjin dhe do ta dorëzojë në Kuvend dhe se kjo mun të ndodh deri në ditën dhe mbrëmjen e shpërnadrjes së Kuvendit, përkatësisht deri më 12 shkurt.

“Nëse ka mundur kjo përbërja kuvendare të bëjë disa hapa dhe të bëj hapa të guximshëm që do të thonin garantim të realizimit të përpjekjeve shtetërore, atëherë nuk shoh arsye pse nuk mund të ngritet niveli dhe të votohet Ligji për Prokurori Publike”, tha Spasovski duke shtuar se me këtë jepet një argument pozitiv para Këshillit Evropian.

Apeli i fundit për miratimin e Ligjit për Prokurori Publike vjen nga euroabamsadori Samuel Zhbogar i cili dje tha se ky ligj duhet të miratohet për shkak se me këtë do të tregohet ndryshimi i mënyrës së mendimit që është minimumi i nevojshëm që të hapen bisedimet.

Ndryshe, debati për miratimin e Ligjit për Prokurori Publike zgjat tashmë më shumë se një vit dhe se teksti ligjor deri tani është ndryshuar dhe plotësuar disa herë, por kjo n uk ishte e mjaftueshmë që partitë politike t’i përafrojnë qëndrimet dhe ta votojnë në Kuvend.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme