Numri i lindjeve për muajin janar në Klinikën Obstetrike Gjinekologjike në Prishtinë në këto 7 vite ka pësuar ngritje dhe ulje.
Bazuar në statistikat që drejtori i kësaj klinike, Jakup Ismajli i ka dërguar arbresh.info viti 2018 shënon numrin më të lartë të lindjeve për muajin janar me 820 lindje ndërsa më të ulëtin shënon viti 2015 me 721 lindje.
“Në janar të vitit 2014 janë kryer 748, në janar të vitit 2015 janë kryer 721 lindje, në janar të vitit 2016 janë kryer 771 lindje, në janar të vitit 2017 janë kryer 765 lindje, në janar të vitit 2018 janë kryer 820 lindje, në janar vitit 2019 janë kryer 802 lindje dhe në janar të këtij viti janë kryer 740 lindje”, ka treguar Jakupi për arbresh.info.
Sa i përket gjinisë nuk vërehet ndonjë dallim mes lindjeve të gjinisë mashkullore dhe femërore.
“Sipas gjinisë në vitin 2020 në muajin janar kanë lindur 365 meshkuj dhe 367 femra si dhe gemellare (binjakë) 22 lindje”, është shprehur Jakupi./arbresh.info/R.Rexhepi
Hasani ndan një video me letrat e fëmijëve të diasporës për ...
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji
Driloni befason Drenushën me deklaratë: 15 vjet diferencë në...