Google ADS

Mbahen homazhe për Nexhmije Pagarushën

08:34 | 8 Shkurt 2020
Arbresh.info

Në Teatrin Kombëtar të Kosovës kanë nisur homazhet për ikonën e muzikës Nexhmije Pagarusha.

Familja e këngëtares tashmë të ndjerë, Nexhmije Pagarusha pret miqtë, bashkëpunëtorët, e qytetarë për homazhe, shkruan portali arbresh.info.

Pagarusha u nda nga jeta në moshën 87-vjeçare.

‘Bilbili i muzikës shqipe’ ka lënë pas vetes një trashëgimi të madhe muzikore, prandaj humbja e saj lë një zbrazëtirë të madhe në artin muzikor shqiptar.

Më herët ishte raportuar se e ndjera do të prehet në vendlindjen e saj në Pagarushë dhe se dëshira e saj e fundit ka qenë që ceremonia lamtumirëse t’i jepet vetëm me rrethin e ngushtë familjar.

Në ndërkohë, Korab Shaqiri e ka bërë publik një dokument që tregon një tjetër dëshirë të këngëtares së mirënjohur, e cila e ka kërkuar që gjatë varrimit t’i lëshohet “Lugina e Dashurisë” nga Ilir Shaqiri./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme