Hong Kongu ka nisur një karantinë obliguese dyjavore ndaj çdokujt që shkon nga Kina, një përpjekje e re për të përmbajtur virusin e ri vdekjeprurës, koronavirus.
Vizitorët duhet të izolojnë veten në dhomat e hoteleve ose të shkojnë nëpër qendrat qeveritare kurse banorët e Hong Kongut që kthehen duhet të qëndrojnë brenda shtëpive të tyre, transmeton portali arbresh.info.
Kushdo që kapet duke mos përfillur rregullat e reja përballet me gjobë dhe me burgim.
Dhjetëra mijëra udhëtarë u radhitën në qytetin kufitar kinez të Shenzhen për të mposhtur afatin e së premtes në mesnatë.
Hong Kongu ka parë 26 raste të konfirmuara të virusit dhe një person ka vdekur. Numri i rasteve të konfirmuara në Kinën kontinentale është 34.546, me 722 vdekje.
Jashtë Kinës, 270 raste janë konfirmuar në të paktën 25 vende, me një fatalitet tjetër – në Filipine./arbresh.info/
Erdogan synon rritjen e tregtisë me Rusinë
Incidentet në takimin e Ramës me shqiptarët e Britanisë, një...
I bie profili i metalit në kokë, vdes 25-vjeçari në Prizren
Kadrijaj e AAK-së komenton skandalet me subvencione në Minis...
Osmani e Maqedonci takuan Bauerin, flasin për përkushtimin e...
I pandalshëm Edon Zhegrova – ylli kosovar gjen golin në sfid...