Ivan Zamorano shpreson që Alexis Sanchez mos të kthehet më në Manchester United dhe të mbetet në Inter, sidomos pasi që ai është “optimist që Arturo Vidal do të luajë për këtë skuadër sezonin e ri”
Ish heroi i Nerazzurri ka folur për Radio Cooperativa te Kilit rreth formës së Alexis Sanchez, i cili pritet që të startojë me Romelu Lukaku në derbin e Milanit të dielën.
“Ai ka kontratë me Manchester United, por ne do të shohim se ku dëshiron ai të vazhdojë të luaj pas këtij sezoni dhe ku do të ndihet mirë”, tha Zamorano.
“Gjëja më e rëndësishme është që Alexis të luaj lojën e tij, sepse kur ai e gjen formën do të shpërthej, deri tani ishte i lënduar. Ai nuk ka luajtur shumë në Manchester që do të thotë se kur arriti aty nuk ishte tërësisht gati për të luajtur”.
“Do të më pëlqente sikur Sanchez të mbetet në Milan, sidomos në qershor për shkak se ai do të kishte mundësi që të luante krah një kiliani tjetër, i cili më shumë mundësi do të kalon në këtë klub”.
“Po them se jam optimist që ne do t’i shohim dy kilianë në Inter sezonin e ardhshëm dhe unë kam disa informata në lidhje me këtë. Ne të gjithë e dimë çfarë do të thotë Vidal për Antonio Conte dhe jam i sigurt që në qershor klubi do t’i intensifikoj përpjeket për ta transferuar atë nga Barcelona. Tifozët e Interit do të ishin shumë të lumtur me transferimin e Arturos”, ka thënë në fund Zamorano.
Kryetari i Zubin Potokut: Prapa sulmit në Ibër Lepenc qëndro...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Zeqiri: Cak i këtij sulmi ka qenë...
Sulmet në Zveçan e Ibër Lepenc, policia me aksion për identi...
Gërvalla: Pas një angazhimi të jashtëzakonshëm të institucio...
Hoxhaj: Shpërthimi në Ibër Lepenc, akt i papranueshëm që cen...
Mediat ndërkombëtare raportojnë pas shpërthimit në Ibër Lepe...