Google ADS

Agim Veliu “baba” i ministrave të LDK-së në Qeverinë Kurti

07:59 | 8 Shkurt 2020
Arbresh.info

Lakimi i emrit të tij për një post ministror bëri bujë ditëve të fundit në Kosovë.

Më të përmendur emri i tij, vinë në mendje deklarimet e kundërta nga strukturat por edhe ndikimi i madh që ka brenda LDK-së, raporton arbresh.info.

Është ky Agim Veliu, ministri i sapoemëruar në krye të dikasterit më të fuqishëm në vend, Ministrisë së Punëve të Brendshme.

U dhanë shumë vizione për ardhjen e tij në këtë pozitë, e në të njëjtën kohë filluan kalkulimet edhe se kujt do t’i japin llogari ministrat e tjerë të LDK-së.

Kurti apo Veliu do të udhëheq me ta?

Se ne vendin tonë ka pasur episode të ngjashme ku ministrat janë udhëhequr nga liderët e partive e jo nga Kryeministri e thotë edhe profesori universitar Mazllum Baraliu.

“Do të ishte diçka që nuk do të duhej të ndodh tash edhe pse ka ndodh në qeveritë e kaluara. Mbetet të shihet se si do të jetë. Ajo çka kanë proklamuar këto dy subjekte politike rezulton se ata një gjë të tillë nuk mund ta bëjnë, e ka deklaruar edhe Kryeministri në mbledhjen e parë të Qeverisë. Nëse do të ndodh që dikush të ketë ndikim qoftë edhe nga jashtë nga partia siç ishte në qeverinë kaluara PAN”.

Sipas Baraliut, qeverisja duhet të jetë e koordinuar nga Kryeministri e jo nga dikush tjetër.

“Vendimet duhet të merren nga qeveria. Në një mënyrë, ose në një tjetër trasohet mënyra e qeverisjes. Mbetet për t’u parë me kohë se si do të funksionojnë ministrat”, u shpreh ai.

Për njohësin e çështjeve politike, Blerim Burjani, është e pazakontë që LDK-ja të dërgojë një komunë në zgjedhje.

Ai ka dy shpjegime për këtë, apetitet personale, por edhe ndikimi i tij si person.

“Apo diçka tjetër që fshihet prapa kësaj, që Veliu të mbikëqyrë punët e ministrave të LDK”, vlerëson Burjani.

Agim Veliu është nënkryetar i parë i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe ka qenë një ndër personat kyç gjatë negociatave për arritjen e marrëveshjes për koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje./V.Selimi/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme