Psikologët tregojnë 3 frazat që nuk duhet t’ia thoni fëmijëve

22:35 | 7 Shkurt 2020
Trina Galanxhi

Mënyra se si flasim me fëmijët luan një rol shumë të rëndëishëm në zhvillimin dhe edukimin e tyre.

Truri i fëmijëve absorbon të gjitha veprimet dhe thëniet që ua thonë të rriturit, prandaj psikologët thonë që duhet bërë kujdes kur flasim me ta, transmeton portal arbresh.info

Zëri i nënës dhe i babait janë tingujt që hyjnë thellë në psikologjinë e një fëmije dhe ato kthehen edhe në zë të brendshëm të tyre.

Psikologët kanë theksuar se cilat janë fjalët që nuk duhet të përdorim te fëmijët.

Mos qaj! Pusho tani!

Zakonisht kur fëmijët bëjnë gabime, ata fillojnë të qajnë. Megjithatë, ndonjëherë edhe kur qajnë pa arsye ata thjeshte shprehin një emocion. E qara është emocioni i vetëm që fëmijët mund të shprehin për të treguar se si ndjehen. Në vend që t’i thoni fëmijës mos qaj ose pusho tani, duhet ti thoni që është në rregull edhe të qash dhe është në rregull që të tregoni se si ndiheni. Thjesht përqafoni fëmijët dhe tregoni se ku mund të kenë bërë gabim ata.

Je i pavlerë!

Kjo është fraza më e keqë që mund t’i thuhet një fëmije. Duke e përdorur këtë shprehje, ju e përjashtoni fëmijën nga bota juaj. Në vend që ta ndihmoni që fëmija të jetë pjesë e botës, ju po i tregoni një vend ku fëmija nuk do të gjej përkrahje. Në vend të kësaj shprehje, ju mund ti thoni fëmijës që askush nuk është përfekt dhe që ditën tjetër mund të bëjë një veprim më të mirë.

Jam i zghenjyer me ty!

Zakonisht prindërit përdorin këtë frazë kur ndjehen keq. Duke dashur që t’i bëjnë fëmijët përgjegjës, ata tregohen shumë egoist.  Prindërve u lejohet që të përjetojnë zghenjim te miqtë, familjarët e tyre, por asnjëherë te fëmijet. Prandaj, nëse fëmijët gabojnë, mundohuni që t’i nxjerrni në udhë të drejtë. Gjithnjë, në vend se të përdorni këtë frazë, mundohuni t’ia sqaroni se ku e kishte gabim dhe se cila është rruga e duhur për ta përmisuar atë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme