Google ADS

Çulev: Në Ministrinë e Brendshme punësohen profesionistë të jashtëzakonshëm

22:36 | 7 Shkurt 2020
Arbresh.info

Ministri i Brendshëm teknik Neqe Çulev në profilin e tij Facebook shkruan se sot përfundova me nënshkrimin e vendimeve për punëtorët që i plotësojnë kushtet për kryerjen e pagesës së pagave shtesë.

“Në Ministrinë e Brendshme punësohen profesionistë të jashtëzakonshëm, të cilët e kryejnë punën e tyre me ndershmëri dhe përgjegjësi dhe i përmbushin mirë detyrat e tyre. Në të kaluarën, punonjësit i nënshtroheshin presionit politik, dhe të drejtat e tyre shpesh kufizoheshin. Kjo është një arsye shtesë për mua si Ministër i Brendshëm të qëndroj i vendosur në anën e mbrojtjes së të drejtave të tyre”, shkruan Çulev në Facebook.

Ai shkruan se rezultatet dhe suksesi në punë mund të arrihen vetëm nëse punonjësit janë të motivuar dhe vlerësuar për kontributin e tyre në shërbim, dhe për mua kjo ka një rëndësi të madhe sepse unë jam një profesionist me kohë të gjatë në këtë fushë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme