Të paktën 90 mijë civilë kanë migruar pranë kufirit turk nga rajoni sirian i Idlibit dhe zonat përreth në katër ditët e fundit si pasojë e sulmeve të regjimit të Bashar al-Assadit dhe aleatëve, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas Grupit të Koordinimit dhe Reagimit në Siri, i cili merret me shpërnguljet e civilëve, si pasojë e sulmeve migrimi nga qendra e Idlibit, rajonet Eriha, Sarakib dhe Jabal al-Zawiya, si dhe nga rajonet perëndimore dhe jugore të Halepit vazhdon me intensitet.
Në katër ditët e fundit, 90 mijë civilë janë shpërngulur nga shkaku i sulmeve të regjimit sirian, grupeve terroriste të mbështetura nga Irani dhe Rusisë nga këto rajone që bëjnë pjesë në zonën e de-eskalimit të shpallur sipas një marrëveshjeje të mëparshme ruso-turke.
Gjersa një pjesë e civilëve të zhvendosur kanë ardhur në zonat e kampeve pranë kufirit turk, një pjesë tjetër po strehohen në zonat të cilat Turqia më herët i ka pastruar nga terrorizmi përmes operacioneve “Mburoja e Eufratit” dhe “Dega e Ullirit”.
Me migrimet e fundit, numri i civilëve që kanë migruar pranë kufirit turk nga kjo zonë që nga janari i vitit 2019 ka shkuar në 1 milion e 767 mijë.
Mijëra civilë kanë vështirësi në gjetjen e strehimoreve për shkak të mbushjes së tendave në Idlib dhe vendeve të përshtatshme për vendosjen e tendave të reja, si dhe për shkak të zvogëlimit të sasisë së ndihmave.
Që nga shpërthimi i luftës civile siriane në vitin 2011, Idlibi ka qenë një bastion i opozitës dhe grupeve të armatosura antiqeveritare.
Në muajin shtator të vitit 2018, Turqia dhe Rusia u pajtuan për ta kthyer Idlibin në një zonë de-eskalimi ku aktet e agresionit janë të ndaluara.
Megjithatë, regjimi sirian dhe aleatët e tij në vazhdimësi kanë thyer kushtet e armëpushimit, përfshirë atë të fundit që filloi më 12 janar, duke kryer sulme të shpeshta brenda zonës dhe duke vrarë të paktën 1.800 civilë që nga arritja e marrëveshjes.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...