Joveva: Metodologjia e re është një hap drejt përgjigjes pozitive

20:55 | 7 Shkurt 2020
Arbresh.info

Metodologjia e re ka gjëra pozitive dhe negative. Pas kësaj, do të jetë shumë më e vështirë për Francën të thotë përsëri jo. Të gjithë e dimë se një gabim i madh ka ndodhur në tetor. BE ka humbur besueshmërinë brenda natës për shkak të një burri, tha eurodeputetja Irena Joveva, për “Top Tema”.

“Kjo metodologji është një hap konkret drejt një po-je, e cila shpresoj se do të ndodhë në mars. Vendet që do të negociojnë do të kenë shumë më tepër akses në tregun dhe politikat e BE-së. Gjëja negative është kthyeshmëria, gjegjësisht procesi mund të rikthehet nga fillimi, ai ishte një kusht i Francës”, tha Joveva.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme