Princ Harry ka folur lidhur me largimin nga familja mbretërore dhe ka zbuluar se është duke shkuar në terapi gjatë një fjalimi.
Ish mbretërori është prezantuar nga Gayle King në Samitin e Investimeve Alternative të sponsorizuara nga JPMorgan në Miami, Florida, të enjten, sipas New York Post, transmeton portali arbresh.info.
Një burim i tha gazetës: “Harry foli për shëndetin mendor dhe mënyrën se si ai ka qenë në terapi vitet e fundit për të provuar të kapërcejë traumën e humbjes së nënës së tij.
“Ai foli për mënyrën sesi ngjarjet e fëmijërisë së tij ndikuan tek ai dhe se ai ka qenë duke folur me një profesionist të shëndetit mendor.
“Harry gjithashtu preku Megxit, duke thënë ndërsa ka qenë shumë e vështirë për të dhe Meghan, ai nuk pendohet për vendimin e tyre për të braktisur pozitën e lartë në familjen mbretërore, sepse ai dëshiron të mbrojë familjen e tij. Ai nuk dëshiron që Meghan dhe djali i tyre Archie të kalojnë atë që kaloi ai si fëmijë”.
Meghan thuhet se iu drejtua turmës në samit, ku ajo shkurtimisht shprehu dashurinë e saj për burrin e saj, sipas burimit.
Kjo nuk është hera e parë që Princi Harry ka diskutuar vendimin e tij për të kërkuar trajtim të shëndetit mendor./arbresh.info/
Osmani bashkë me Hovenierin dhe ushtarët në kampin Bondsteel...
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...
Kurti vendos edhe gurthemelin e fundit në Podujevë, kësaj ra...
Kumbaro nderon kontributin e gjithë krahinës së Gjirokastrës...
Aprovohet struktura e tarifave të energjisë termike për sezo...