Abdixhiku tregon kur pritet të përfundoj rrethi te ‘Albi Mall’

19:50 | 7 Shkurt 2020
A. B.

Rrethi tek qendra tregtare ‘Albi Mall’, ka disa muaj që ka filluar të ndërtohet.

E ministri i ri i Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku në një koment në Facebook, ka treguar se kur pritet të përfundoj ndërtimi i rrethit, shkruan portali arbresh.info

Sipas ministrit Abdixhiku, në plane shkruhet që në muajin maj, por ai do të insistoj që të përfundoj më herët dhe të rritet dinamike e punës.

“Sipas planeve që i gjeta këtu, ishte deri ne maj. Mu duk larg shume. Kërkova një dinamike te re. Javën tjetër jam me kontraktorin dhe me zyrtaret ne vendpunim. Duhet të përfundoj më shpejtë!”, ka shkruar ministri.

Kolona dhe tollovi në komunikacion po shkaktohen vazhdimisht të rrethrrotullimi i përkohshëm në Veternik.

 

Të ngjashme