Turqia nuk e ka në plan të tërheqë trupat nga pikat e vëzhgimit, në rajonin e Idlibit në Siri, edhe pse tre nga këto pika gjenden në zonat e kontrolluara nga qeveria siriane.
Lajmi bëhet i ditur nga agjencia Reuters, e cila thirret në burime brenda institucioneve turke të sigurisë.
Presidenti i Turqisë, Reccep Tayip Erdogan, ka kërcënuar se do të zmbraps trupat siriane në Idlib, nëse nuk u tërhiqen deri në fund të muajit.
Deklarata e tij u bë pasi tetë ushtarë turq u vranë nga bombardimet e forcave qeveritare siriane, më 3 shkurt.
Forcat e presidentit Bashar al –Asad po bëjnë përpjekje për të kthyer kontrollin në rajonin e Idlibit dhe disa pjesë të Alepos, raporton Rel.
Këto rajone janë territoret e fundit në të cilat kanë ende kontroll rebelët anti-qeveritarë, të cilët gëzojnë mbështetjen e Turqisë.
Rusia dhe Irani kanë mbështetur forcat e Assadit në konfliktin sirian.
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan i ka thënë të martën homologut të tij rus, Vladimir Putin se Ankaraja do përgjigjet “ashpër” nëse do të ketë një tjetër sulm sirian.
Në Turqi gjenden rreth 3.5 milionë refugjatë sirianë. Ankaraja ka frikë se mund të ndodhë një fluks tjetër i refugjatëve pas përshkallëzimit të dhunës në Idlib.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...