Google ADS

Labinot Tahiri pas vdekjes së Nexhmijes: “Kur kishe nevojë të harruan”

19:05 | 7 Shkurt 2020
A. B.

Vdekja e papritur e Nexhmije Pagarushës ka lënë një boshllëk të madh në themelet e botës sonë të artit.

Telegrame ngushëllimi kanë shkruar shumë prej fytyrave publike, disa prej tyre kujtojnë takimet që kishin me ikonën shqiptare, shkruan portali arbresh.info

Ndër ta ishte edhe këngëtari i njohur, Labinot Tahiri i cili shpreh ngushëllimet e përzemërta për vdekjen e “Bilbilit shqiptar”, Nexhmije Pagarusha.

Ai ndër të tjera thotë se kur kishte nevojë e harruan të gjithë ndërsa sot e quajnë ikonë.

Postimi i tij i plotë:

E di që sot do të ju mungosh të gjithêve, por kur kishe nevojê tê harruan!
Sot mundohen të tê bejnë IKONË nëpër rrjetet e tyre sociale por kanë harruar që ti ishe IKONË dhe bazamenti i artit apo i skenës sonë shqiptare!

Ikona jonë shqiptare u prehësh në paqe e të qoftë i lehtê dheu i KOSOVÊS.

Ngushëllime familjes dhe të gjithë brezave shqiptarë që e kishim një zë të veqant i cili na mbushte me krenari që jemi shqiptarë.
Labinot Tahiri, Ferizaj Kosovë e Shqipêri!

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme